Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Rusi, Axios: Trump arriti akord me Putin pasi Kievi injoroi thirrjet e Uashingtonin për ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturën rrugore, me Presidentin José Raúl Mulino që e quajti atë një “katastrofë të madhe”.
Pavarësisht dëmeve, Kanali i Panamasë, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë, ende funksionon normalisht, ashtu si edhe Aeroporti Ndërkombëtar Tocumen, i cili është në gatishmëri emergjente dhe po i nënshtrohet inspektimeve.
Shtetet e Bashkuara thanë se po mobilizonin personelin dhe burimet për të ofruar ndihmë, ndërsa autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të qëndronin të qetë mes lëkundjeve të vazhdueshme.
🇵🇦#AHORA – Terremoto en Panama
Hotel colapsado, en Playa Venao.
https://t.co/mdQwqpdOaV
— DatoWorld (@DatosAme24) October 9, 2026
Presidenti i vendit, Jose Raul Mulino, e përshkroi atë si “një katastrofë të madhe”, duke thënë se ndërtesat u shembën dhe pjesë të rrjetit rrugor u dëmtuan rëndë.
Ai iu referua veçanërisht rrugëve që, siç tha ai, “u shembën plotësisht” në zonat më të prekura nga tërmeti.
Imazhet nga zonat e prekura tregojnë shkatërrime në shtëpi, ndërtesa publike dhe infrastrukturë, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në gjashtë provinca të vendit.
Sipas vlerësimeve fillestare nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 7.7 ballë sipas shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej rreth 12.6 kilometrash. Autoritetet panameze e përcaktuan magnitudën në 7.2.
Pavarësisht magnitudës së dridhjeve dhe shkatërrimit, deri dje në mbrëmje nuk ishte raportuar asnjë vdekje, ndërsa shërbimet kompetente vazhduan të regjistronin dëmet dhe të kontrollonin zonat e prekura.
Top Channel