Votimi i Hartës së re Territoriale në Kuvend, Berisha shpërndan videon e pjesëmarrjes së Ballukut

09/10/2026 17:42

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar me anë të një videoje të postuar në Instagram sa i përket pjesëmarrjes së Belinda Ballukut në votimin për Reformën Territoriale në Kuvend.

Ish-zëvendëskryeministja erdhi në momentin e votimit në Kuvend, teksa u ul pranë Klosit, ndërsa deputetët e PD-së u revoltuan, me Gazment Bardhin që tentoi ta lagte me ujë.

Në videon e publikuar, Berisha shkruan: “Nuk është qeveri, por organizatë kriminale!”, ndërsa e shoqëron me pamjet kur ajo paraqitet në Kuvend, teksa shton që është nën hetim nga SPAK.

 

View this post on Instagram

 

Në seancën maratonë të Kuvendit një natë më parë, u votua Harta e re Territoriale me 85 vota pro, duke miratuar ndarjen e re territoriale në vend.

Top Channel