Rrezik për banorët në Lezhë/ Këputet linja e tensionit të mesëm dhe bie mbi banesa, kërkohet ndërhyrje urgjente
Një sasi lënde e dyshuar plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, në lagjen nr. 1, Bathore.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues dhe në një automjet të parkuar pranë banesës, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Njoftimi i Policisë
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Top Channel