Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, policia ekzekuton 14 masa sigurie në Fier. Sekuestrohen shuma të ndryshme parash
Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me shkarkesa të shpeshta elektrike, kanë shkaktuar defekte në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në zonat e Fierit dhe Mallakastrës.
Sipas burimeve nga filiali i OSHEE-së në Fier, defektet kanë nisur që mbrëmjen e së enjtes, kur energjia elektrike u ndërpre fillimisht në fshatrat e Levanit. Me përkeqësimin e motit gjatë mëngjesit të sotëm, problematikat janë shtrirë edhe në zona të tjera.
Aktualisht, tetë fidera në bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër janë jashtë funksionit. Defektet prekin zonat bregdetare të Libofshës, Semanin, Patosin, Krapsin, Kafarajn, zonën Qarr-Bishan, si dhe Ballshin dhe Aranitasin.
Duke qenë se një fider furnizon mesatarisht me energji elektrike tre deri në katër fshatra, ndërprerjet kanë prekur një numër të konsiderueshëm banorësh.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka raportime për bllokim të qarkullimit rrugor si pasojë e motit të keq.
Top Channel