FOTO/ “Drejtësi, arrestoni Ballukun”, protestë para SPAK për ish-zv.kryeministren Një 17-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër bashkëmoshatar i tyre është proceduar penalisht, pasi u kapën me doza të dyshuara kokaine dhe kanabisi në afërsi të një shkolle në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.
Të rinjtë u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, i organizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas informacioneve operative se dy persona do të shisnin lëndë narkotike pranë shkollave të qytetit.
Sipas Policisë, 17-vjeçari i arrestuar, banues në Orikum, po drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa bashkëmoshatari i tij, banues në Dukat, do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj dy të miturve, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike, kokainë dhe Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndëve narkotike, automjeti që drejtonte 17-vjeçari pa leje drejtimi, si dhe tre telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Top Channel