Moti i keq lë pa energji disa zona të Lezhës, rrjeti i ri i kullimit shmang përmbytjet
Është arrestuar në Itali një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
37-vjeçari Aldo (Aleksander) Baho, nga Elbasani, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal dhe për ndërmjetësim në një vrasje të mbetur në tentativë, u kap në Asti në kuadër të operacionit “The Wanted”, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Aleksandër Baho është personazh i njohur për policinë shqiptare dhe atë të shtetit fqinj, Italisë. Më 13 shkurt të 2016, ai ka rënë pre e një atentati të mirë organizuar në Itali pas të cilit, Aldo Baho ku ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore, sot ai është një person me aftësi të kufizuara.
Aldo Baho ka qenë i ndaluar edhe në Shqipëri i dyshuar për një sërë veprash penale ku ndër to edhe për vrasje.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”, në bashkëpunim me homologët italianë.
Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për ndërmjetësim për një vrasje të mbetur në tentativë.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe shërbimeve të GdF-së në Pisa, Itali, u kap në Asti, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.) B., 37 vjeç, lindur në Elbasan.
Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Në vitin 2022, shtetasi A.(A.) B. dyshohet se në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i cili mbeti në tentativë.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.
Top Channel