Tornado e fuqishme godet Siçilinë, përmbysen makina, dy të plagosur rëndë
Gjatë 17 muajve të fundit, euro ka rënë ndjeshëm kundrejt dollarit amerikan, duke ngjallur frikën se kjo mund të përkeqësojë inflacionin në BE, në një kohë kur edhe kështu, investitorët janë tejet të shqetësuar nga pasiguria politike dhe niveli i lartë i borxhit në Francë.
Monedha e përbashkët mbërriti një minimum 17-mujor kundrejt dollarit në burda mes drojes për rritjen e normave të interesit të obligacioneve shtetërore dhe çmimet në rritje të naftës.
Euro ka humbur terren përballë monedhës së gjelëbër gjkatë pjesës më të madhe të këtij viti. Të hënën ajo zbriti në 1,12 dollarë, niveli më i ulët që nga fillimi i 2025-sës.
Ricardo Amaro, kryeekonomist për eurozonën në Oxford Economics, thotë se rënia e përgjithshme lidhet me ndryshimin e pritshmërive të investitorëve për politikën e Rezervës Federale Amerikane (Fed), e cila po përballet me presion për norma më të larta interesi në kushtet e rritjes së rendimenteve globale të obligacioneve.
Megjithatë, sipas tij, shitjet e fundit masive të euros janë nxitur veçanërisht nga shqetësimet lidhur me Francën, ku “investitorët po përgatiten për një rrezik më të lartë fiskal”.
Shitja e obligacioneve franceze u përshpejtua javën e kaluar, ndërsa dyshimet për qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike të vendit po shtohen.
Rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare franceze, që tregon koston e huamarrjes së shtetit, u rrit deri në 5% para se të zbriste lehtësisht. Franca ka prej kohësh probleme strukturore financiare.
Që kur presidenti Emmanuel Macron mori detyrën në maj 2017, shpenzimet publike janë rritur, ndërkohë që ai ka zbatuar ulje të konsiderueshme të taksave.
Si rezultat, borxhi kombëtar është rritur me mbi 1 trilion euro, dhe raport-borxhi ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në Francë tani është pothuajse 118%.
Top Channel