“U pyet si person nën hetim”/ Ish-deputeti i PS Artan Gaçi paraqitet në SPAK, zbardhet akuza dhe detajet nga hetimet

08/10/2026 12:33

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen, Artan Gaçi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Në dalje, avokati i tij tha se Gaçi u pyet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, por pa dhenë detaje të mëtejshme.

Gaçi dyshohet për pastrim parash. Siç bën me dije gazetarja Anila Hoxha nga burime pranë SPAK, hetimi është krejt i ri dhe lidhet me transferta të dyshuara parash në disa shtete.

Gazetarja Hoxha, duke cituar burime pranë SPAK, raporton se hetimi ka nisur mbas këqyrjes së telefonit të një shtetaseje që ka qenë bashkëpuntore drejtësie në një dosje tjetër.

Aty janë gjetur komunikime për transferta monetare dhe nuk përjashtohet që në hetime të përfshihet edhe bashkëshortja e ish-deputetit, ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Top Channel