“Nuk e pranoni dot që ka vjedhur Belinda”, Balliu nga foltorja: Do të rikthehet në Kuvend për votimin e Territoriales

08/10/2026 22:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë diskutimeve për reformën territoriale.

Nga foltorja e Kuvendit, Balliu akuzoi qeverinë për korrupsion dhe vjedhje, ndërsa ironizoi rikthimin e Belinda Ballukut në Kuvend për votimin e reformës.

“Ne kemi bërë punë, kemi bërë… Çfarë keni bërë ju? Keni vjedh. Të jemi të sinqertë, keni vjedh. Nëse shquheni për ndonjë gjë, ju keni vjedh. Ju keni ditur të vidhni me pushtet lokal, me pushtet qendror, ju keni ditur të vidhni me turizmin, ju dini të vidhni me artin, mor, me kulturën, se keni këtë të parin këtu, që e ka filluar vjedhjen me art. Vidhte piktura, tani ka vjedhur gjithë dynjanë. Dhe kjo po ndodh këtu.

Në qoftë se këto nuk janë të vërteta, për sa i përket bashkive, se e di që nuk e pranoni dot që ka vjedh Belinda, që më në fund do na rikthehet këtu, do na bëjë votimin e Reformës Territoriale. Por, për këto të bashkive, më thoni dot: del dot deputeti i Prrenjasit e thotë që s’është e vërtetë kjo, që do të duhet të shkosh nga Prrenjasi në Librazhd në këmbë?”, tha Balliu.

Top Channel