“Mos na tregoni çfarë thotë EPP”/ Bardhi-Ballës: Ju ka kërkuar arrestimin e Ballukut, nuk e dëgjuat

08/10/2026 11:47

Votimi i Reformës Territoriale ditën e sotme ka sjellë përplasje në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu drejtua deputetëve të Partisë Demokratike, duke iu thënë se “Partia Popullore Europiane ka qenë shumë e qartë për sjelljen tuaj në marrëdhënie me Kuvendin’.

“PPE ka qenë shumë e qartë për sjelljen tuaj në marrëdhënie me Kuvendin. Jua thashë shumë qartë ftesën tonë për ju javën e ardhshme sepse sot votojmë ligjin dhe duhet të transferojmë ligjin zgjedhor”, tha Balla.

Ndërkohë kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi iu kundërpërgjigj duke i thënë se ‘EPP u ka kërkuar arrestimin e Belinda Ballukut, por nuk e kanë dëgjuar’.

“Meqë iu referua EPP-së zotëria që nuk e ka thënë atë fjalinë që e tha. Më lejoni të them se EPP e ka quajtur Shqipërinë narko-shtet. EPP ju ka bërë thirrje të votoni me konsensus dhe me një proces që dëgjon zërin e qytetarëve për Reformën Territoriale. Ju kanë thënë arrestoni Belinda Ballukun dhe ju nuk e dëgjuat, e mbrojtët. Të ka thënë ty, se ne s’na e kanë thënë”, tha Bardhi.

Top Channel