Votimi i Reformës Territoriale ka sjellë përplasje në seancën e sotme parlamentare.
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u shpreh se pse duhet të shkrihet Bashkia e Divjakës, e cila është një nga bashkitë model. Sipas tij, një gjë e tillë po bëhet pasi Belinda Ballukut nuk i pëlqen kryetari i bashkisë së Divjakës.
Më pas, Bardhi merr rastin e Bashkisë së Vaut të Dejës, që sipas tij, kjo bashki mbahet se është kërkuar nga PSD e Tom Doshit.
“Me çfarë logjike shkrihet, po marr 1 bashki, që është një nga bashkitë më model bashkia e Divjakës dhe mbahet në këmbë një bashki për pazar politik për 3 vota në Kuvend, bashkia e kërkuar nga PSD e Tom Doshit. Dil këtu e na e shpjego këtë në Kuvend.
Pse duhet të ruhet kjo bashki e të shkrihet bashkia e Divjakës meqenëse nuk i pëlqen Belindës kryetari i bashkisë së Divjakës, që nuk më pëlqen as mua, por nuk më jep të drejtën që të dënoj një komunitet të tërë të Divjakës se nuk na pëlqen kryetari i bashkisë”, tha Bardhi.
Top Channel