Akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë me të mitura, Policia në kërkim të 46-vjeçarit dhe një të riu Policia e Librazhdit ka finalizuar operacionin e koduar “Zhvendosja”, duke goditur një tjetër tentativë për shitjen e lëndëve narkotike, të ndara në doza, në afërsi të institucioneve arsimore.
Në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi E. C., 27 vjeç, banues në Durrës, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë M. T., 21 vjeç, i cili e shoqëronte.
Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd dhe ndryshonte shpesh vendbanimin, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, kryesisht në afërsi të institucioneve arsimore.
Gjatë kontrolleve fizike, policia i gjeti 27-vjeçarit sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza dhe të gatshme për shitje.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të 21-vjeçarit që e shoqëronte, u gjet një mjet prerës, thikë, për të cilin ai është vënë në hetim në gjendje të lirë.
Në vijim të verifikimeve, rezultoi se automjeti me të cilin lëvizte 27-vjeçari për shpërndarjen e dozave drejtohej pa leje drejtimi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, automjeti që drejtonte 27-vjeçari, mjeti prerës (thikë), si dhe 3 telefona celularë.
Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas administrimit të informacionit të siguruar në rrugë operative dhe nën drejtimin e Prokurorisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel