I dhuroi fitoren Kombëtares, Asllani: Kur nuk u mbyll ndeshjet, bëhet problem, penalltia një ‘deja vu’
Lionel Messi do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Argjentinës.
Kapiteni i “Albiceleste”-s është përfshirë në formacionin titullar nga trajneri Lionel Scaloni për miqësoren ndaj Beninit, që do të zhvillohet në “Monumental” të Buenos Airesit.
Kështu, ajo që pritej prej ditësh tashmë është zyrtare: Messi do të jetë në fushë që nga fillimi në ndeshjen e fundit të tij me kombëtaren përpara publikut argjentinas. Përballja me Beninin merr një tjetër dimension për shkak të pranisë së numrit 10, i cili pas më shumë se dy dekadash do t’i japë lamtumirën fanellës së Argjentinës.
Scaloni ka zgjedhur një formacion ku Messi do të luajë pas dy sulmuesve, Lautaro Martínez dhe Julián Álvarez. Në mesfushë janë De Paul, Mac Allister dhe Enzo Fernández, ndërsa në prapavijë rreshtohen Giay, Romero, Otamendi dhe Tagliafico.
Ndeshja në “Monumental” nis në orën 20:00 me orën lokale, 01:00 me orën shqiptare.
Argjentina: Emiliano Martínez; Giay, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Mac Allister, Enzo Fernández; Messi; Lautaro Martínez, Julián Álvarez.
Trajner: Lionel Scaloni.
Top Channel