“Ndaloni shpërndarjen!”/ Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, një 83-vjeçar, banues në Shkodër, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në lidhje me ngjarjen, drejtuesi tjetër i një prej automjeteve, një 67-vjeçar me shtetësi franceze, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
“Shkodër/Informacion paraprak. Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit”, shkruan Policia.
Top Channel