Rrëzohet një aeroplan në Florida, humb jetën piloti, autoritetet nisin hetimet
Rreth 270 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në të gjithë Indonezinë, pasi shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau ka shkaktuar anulimin e më shumë se 2 mijë fluturimeve dhe ka detyruar disa aeroporte të zgjasin pezullimin e operacioneve për të dytën ditë radhazi.
Vullkani, i cili ndodhet në Ngushticën Sunda, mes ishujve Java dhe Sumatra, nisi të shpërthente të premten në mbrëmje, duke nxjerrë burime lave dhe sasi të mëdha hiri vullkanik. Hiri është përhapur edhe në drejtim të Xhakartës dhe provincës Lampung.
Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta i Xhakartës, një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, vendosi të shtyjë rihapjen e tij për shkak të pranisë së vazhdueshme të hirit vullkanik në hapësirën ajrore përreth.
Sipas njoftimit të aeroportit, operacionet pritet të rifillojnë në orën 23:59 të së hënës. Edhe aeroporti Halim Perdanakusuma, i cili shërben për fluturime civile dhe ushtarake, do të qëndrojë i mbyllur deri në atë orë.
Situata ka shkaktuar kaos në aeroportet indoneziane, me radhë të gjata pasagjerësh që kanë kërkuar rimbursime ose informacione për fluturimet e tyre. Shumë prej tyre janë detyruar të kërkojnë mënyra alternative për të udhëtuar.
Për të shmangur pritjen në aeroport, ajo vendosi të udhëtonte me dy trena ndërqytetas gjatë natës dhe mbërriti në Xhakartë rreth orës 03:00 të së hënës.
Autoritetet indoneziane kanë paralajmëruar se aktiviteti vullkanik mund të vazhdojë. Agjencia Gjeologjike e Indonezisë deklaroi të hënën se probabiliteti për shpërthime të tjera mbetet i lartë.
Top Channel