Sulm me thikë në Brooklyn, plagosen tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Një person ka humbur jetën pasi një aeroplan u rrëzua pranë Aeroportit Rajonal të Bregut Hapësinor në Florida.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Titusville, thuhet se aeroplani goditi një linjë elektrike përpara se të përplasej në rrugë. Piloti ishte i vetmi person në bordin e aeroplanit, thanë autoritetet.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), një nga agjencitë që hetojnë rastin, identifikoi aeroplanin si një Mooney M20F, një aeroplan me helikë me katër vende. Piloti ishte i vetmi person në bordin e aeroplanit, thanë autoritetet.
A pilot died Monday after a small, single-engine plane crashed near the Space Coast Regional Airport in Titusville, the fire department said. https://t.co/IXixkJdeH1
— FOX 13 Tampa Bay (@FOX13News) September 7, 2026
Incidenti ndodhi në bregun lindor të shtetit, 40 milje (64 km në lindje të Orlandos, rreth orës 10 të mëngjesit (ora lokale), sipas policisë lokale.
Për shkak të “natyrës së rrëzimit”, autoritetet ende nuk kanë qenë në gjendje ta identifikojnë pilotin, tha departamenti i zjarrfikësve.
Departamenti i Policisë së Titusville tha se Florida Power and Light ka ndërprerë energjinë elektrike në zonat përreth si masë paraprake.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po ndihmon gjithashtu në hetim.
Top Channel