Shembet ndërtesa 5-katëshe në New Dehli, 3 viktima dhe 8 të plagosur, nis operacioni për shpëtimin e të bllokuarve
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një zjarr që shpërtheu gjatë një feste dasme në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, Kinshasa. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje dhe vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një ndërtesë në lagjen Lingwala, në pjesën veriore të Kinshasës, ku po zhvillohej ceremonia e martesës.
Sipas autoriteteve lokale, korridoret e ngushta të ndërtesës e bënë shumë të vështirë evakuimin. Disa persona mbetën të bllokuar brenda, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga flakët.
Pas shuarjes së zjarrit, dëshmitarët raportuan se disa persona, mes tyre të gjallë dhe të vdekur, u nxorën nga ndërtesa dhe u vendosën në anë të rrugës. Kalimtarët u përpoqën t’u jepnin ndihmën e parë të mbijetuarve.
Kryetari i bashkisë së Lingwalas, Norbert Musinga, deklaroi se bilanci paraprak ishte 22 viktima, por shtoi se numri mund të rritet.
#RDC #Kinshasa #Incendie #Mariage #SalleDeFête #ÉgliseProtestante #MuséeNational|
La fête battait son plein… puis le feu. Suivez les premières secondes de l’incendie
Une vidéo prise au cœur de la cérémonie montre l’instant où l’incendie éclate dans la salle de fête. La… pic.twitter.com/9Sh3khZX0c
— Ouragan (@OuraganCd) September 5, 2026
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm kongolez, Jacquemen Chambani, vizitoi vendngjarjen të shtunën në mëngjes dhe e cilësoi ngjarjen si një tragjedi.
“Është një tragjedi”, tha ai.
Zjarret vdekjeprurëse janë të shpeshta në zonat me popullsi të dendur të Kinshasës, ku zhvillimi i shpejtë urban shpesh ndodh pa infrastrukturën e nevojshme të sigurisë dhe pa shërbime të organizuara zjarrfikëse.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa vijojnë përpjekjet për të dokumentuar plotësisht viktimat dhe për të përcaktuar përmasat e tragjedisë.
Top Channel