Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit 14/10 20:04
Autoritetet polake kanë konfirmuar një shkelje të mundshme të hapësirës ajrore të vendit nga një objekt i paidentifikuar që po afrohet nga Bjellorusia, njoftoi sot komanda operative kompetente e forcave të armatosura polake.
Në një postim në X, u raportua se një helikopter ushtarak u vendos si pjesë e konfirmimit të regjistrimeve të sistemit të radarit, me qëllim sqarimin e natyrës së objektit dhe përjashtimin e fenomeneve meteorologjike ose reflektimeve teknologjike.
E gjithë Europa ka qenë në alarm muajt e fundit pas incidentit me dronë në aeroportin e Lajpcigut, për të cilin Gjermania fajësoi Moskën. Të gjitha shtetet e bllokut kanë rritur vigjilencën për provokime të tjerë të mundshme.
Top Channel