Zyrtare/ Luka Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

05/09/2026 12:40

Luka Modric do të vazhdojë aventurën e tij me kombëtaren kroate. Ishte vetë Federata e Futbollit në Kroaci që konfirmoi gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale teksa bën të ditur se mesfushori i Milanit do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Nations League kundër Çekisë, Spanjës dhe Anglisë.

‘Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric do të jetë pjesë e skuadrës kombëtare për sfidat e Nations League ndaj Çekisë, Spanjës dhe Anglisë-theksohet në postimin e Federatës  Kroate të futbollit-Modric i konfirmoi trajnerit Slaven Bilic dhe presidentit Marijan Kustic disponibilitetin e tij për Nations League dhe është gati të vijojë karrierën e tij me skuadrën kombëtare më të cilën ka zhvilluar 202 ndeshje dhe ka shënuar arritje historike’.

Edhe vetë trajneri Slaven Bilic është shfaqur shumë i kënaqur për vendimin e marrë nga Luka Modric për të vijuar të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese të Kroacisë.

‘Sigurisht që vendimi i Luka më bën shumë të lumtur, të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë i sjell Kroacisë, brenda dhe jashtë fushe-tha Slaven Bilic-mezi po pres të punoj sërish me të pas 14 vitesh dhe që të dy kemi ambicien që të mbajmë Kroacinë në majën e futbollit, si një skuadër të suksesshme, krah për krah me skuadrat më të mira të botës’.

Top Channel