Zyrtare/ Luka Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League
Java e tretë e Serie A ka rezervuar supersfidën mes Juventusit dhe Milanit një ndeshje që do të luhet në Allianz Stadium të Torinos. Është shumë herët për një supersfidë të tillë me të dyja skuadrat që janë ende në fazën e koaludimit dhe me filozofi loje ende në evoluim.
E megjithatë është një ndeshje që peshon shumë. Dhe jo vetëm për historinë, traditën dhe prestigjin e të dyja skuadrave.
Kuqezinjtë nuk fitojnë ndaj bardhezinjve në Serie A që nga 28 maji i 2023, kur Giroud firmosi suksesin e fundit të Milanit në një sfidë që për më tepër ishte vendimtare për zonën Champions. Që nga ai moment bilanci në përballjet mes Juventusit dhe Milanit flet për 4 barazime dhe 2 fitore të Zonjës së Vjetër, ndërkohë që prej rreth 600 minutash kuqezinjtë nuk shënojnë në portën e Juventusit.
Është kjo një lloj tabuje që trajneri Amorim ka detyrën për ta thyer dhe për të synuar fitoren e tretë radhazi në Serie A pas atyre ndaj Torinos dhe Venezias. Nëse Milani do të mund të marrë 3 pikët ndaj Juventusit, tekniku portugez do të bëhet i pari trajner i Milanit që fiton 3 ndeshjet e para të kampionatit pas thuajse 70 vitesh
Top Channel