Pierre Gasly ka befasuar të gjithë në Monza, duke siguruar pole position për Çmimin e Madh të Italisë me Alpine.

Piloti francez zhvilloi një xhiro fantastike në fundin e sesionit të kualifikimeve, duke vendosur kohën më të shpejtë dhe duke lënë pas emra të mëdhenj të Formula 1.

Gasly u ngjit në krye në momentet vendimtare, ndërsa pas tij u rendit George Russell me Mercedes. Vendi i tretë i takoi Oscar Piastrit, ndërsa Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton plotësuan pesëshen e parë.

Max Verstappen u rendit i gjashti, ndërsa Kimi Antonelli e mbylli kualifikimin në vendin e shtatë. Megjithatë, pozicioni i pilotit italian nuk do të jetë ai i nisjes në garë.

Antonelli do të nisë nga fundi i grupit, pasi Mercedes ka vendosur të përdorë një njësi të re motori, duke bërë që ai të marrë një penalizim të rëndësishëm në rrjetin e nisjes.

Kjo e bën edhe më të veçantë paraqitjen e tij në kualifikime, pasi pavarësisht penalizimit, Antonelli arriti të ishte mes shtatë më të shpejtëve në pistën e Monzës.

Ndërkohë, gara do të zhvillohet të dielën në orën 15:00 dhe të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të kenë mundësinë ta ndjekin live në DigitAlb.

Top Channel