Ardon Jashari nuk është pjesë e fushatës së blerjeve të 2026 te Milanit, e megjithatë mund të konsiderohet thuajse si një blerje e re duke parë sezonin e kaluar që ishte i trazuar.

Kjo perceptohet nga fjalët e futbollistit gjatë një interviste për SportMediaset gjatë së cilës deklarou se dëshironte të tregonte versionin më të mirë të tij.

Ardon, çfarë lloj energjie ka sjellë Amorim?

‘Është një trajner i ri dhe që nga dita e parë që u ktheva nga pushimet me skuadrën, ka sjellë një energji të te. Të gjithë skuadrës, por mendoj edhe të gjithë ambientit dhe personave që punojnë këtu. Mund ta perceptojmë si lojtarë, e ndjejmë që është diçka e re, ndryshe dhe që po shkon në drejtimin e duhur’.

Ty personalisht, çfarë të kërkon Amorim në stërvitjen në fushë?

‘Jo vetëm për mua, mendoj për çdo futbollist në pozicionin që ai na sheh; ideja e tij se si dëshiron të luajë ëshrë shumë e qartë. Duhet të kuptojmë si dëshiron të luajë dhe ndërkohe, sigurisht në pozicionin tim, duhet të kuptoj saktësisht se çfarë duhet të bëj në çdo situatë; kur kemi topin në zotërim, kur nuk e kemi, ku duhet të qëndroj, kur duhet të përfshihem e të gjitha këto gjëra. Por është shumë e qartë dhe mendoj se me ndeshjet dhe stëvitjet do të jetë gjithnjë e më evidente çfarë duhet të bëjmë në fushë’.

Sezoni i parë për të gjithë futbollistët e huaj në Itali është gjithmonë e vështirë, apo jo? Mendon se ky është sezoni i duhur për të parë cilësitë e tua?

‘Po, shpresoj. Shpresoj sepse sezonin e kaluar, siç e dimë të gjithë, nuk pata me të vërtetë mundësinë për t’u shfaqur. Objektivi im është të bëhem versioni më i mirë i vetes sime, versioni im më mi mirë në fushë për skuadrën. Për këtë arsye, kur të kem rastin të luaj dhe të gjej ritmin, do të mund të arrij atë nivel- Me siguri është objektivi i këtij sezoni dhe do të bëj gjithçka për të dhënë maksimumin dhe për të ndihmuar skuadrën me cilësitë e mia’.

Tani është kjo ndeshja e madhe, Juventus-Milan. Është një test i së vërtetës? Është një test për të kuptuar potencialin e Milanit të ri?

‘Po, sigurisht. E perceptova këtë edhe sezonin e kaluar sesa të rëndësishme janë këto ndeshje. Sigurisht edhe te tjerat janë, çdo ndeshje duhet fituar, por në këto lloj sfidash, ndjen tifozët, historinë që është pas…janë të ndryshme. Do të jetë thelbësore të përgatitemi sa më mirë për një ndeshje të madhe. Shërben për të treguar se në çfarë pike jemi me stilin tonë të lojës’.

Juventusi thuhej se ishte i interesuar për ty. Mund të na thuash çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo?

‘Të jem i sinqertë, në atë periudhë isha me pushime, në fillim para Botërorit dhe pastaj pas tij. Kur u qartësua situata për trajnerin e ri fola. Dëshira dhe objektivi im i vetëm është të arrij nivelin tim më të lartë me këtë klub. Do të bëj gjithçka për këtë, për pjesën tjetër nuk kam menduar’.

Ti luan edhe padel apo jo? Je më i zoti në padel apo në futboll?

‘Jo, jo, sigurisht që në futboll. Por padeli është diçka që ne futbollistët na pëlqen të luajmë në kohën e lirë. Është një mënyrë e mirë për të lëvizur pa u lodhur shumë. Kur ka pak kohë të lirë më pëlqen që të luaj me të tjerët’.

Trajner i ri, projekt i ri, lojtarë të rinj(Gonçalo Ramos,Gila , Diego Moreira,…).Çfarë iu keni thënë futbollistëve të rinj që kanë ardhur?

‘Nuk më është dashur të flas shumë me ta sepse janë futbollitë të mësuar në situata të caktuara. Psh,

Gonçalo është mësuar të luajë në klube të mëdha. I prita, siç më pritën edhe mua këtu kur erdha; për mua është e rëndësishme që t’i bëj të ndihen si në familje. Ajo që ka rëndësi është që të gjithë të ndihen komodë për të qenë të gjithë së bashku drejt një objektivi’.

Në moshën 9 vjeçare ishe në San Siro për Milan-Barcelona. Tani luan te Milani. Një ëndërr?

‘Po, absolutisht. E kam thënë edhe kur erdha këtu; të vesh fanellën e Milanit është një ëndërr për shumë persona dhe të rinj dhe unë po e përjetoj. Por unë jam një djalë me shumë ambicie, nuk kënaqem vetëm  me të qenit pjesë e klubit; dua të tregoj sa vlej për skuadrën dhe tifozët’.

Flasim për modën, një tjetër pasion. Kush është shoku i skuadrës më ‘fashion’?

‘Pyetje e mirë kjo. Në stërvitje është e vështirë të gjykosh sepse të gjithë kërkojmë komoditetin. Por herë pas herë shoh që Luka Modric ka eksperiencë në t’u veshur, edhe Pavlovic herë pas here shfaqet me veshje të mira. Le të themi se kur ka një event zyrtar, të gjithë vishemi mirë’.

Nuk ke shënuar akoma me Milanin. Është Torino rasti i duhur për të shënuar golin e parë me Milanin?

‘Do të ishte fantastike. Kam pasur mundësinë javën e kaluara, por nuk ishte momenti i duhur. Mezi pres të shënoj golin tim të parë dhe do të ishte diçka shumë e bukur nëse do të ndodhte në një ndeshje kaq të rëndësishme’.

Top Channel