Përmbytjet në Nepal, 43 mijë persona kanë nevojë për ndihmë urgjente Një infeksion i rrallë bakterial i lëkurës, i njohur në media si “sëmundja e shiut”, po monitorohet nga autoritetet shëndetësore europiane pas rritjes së rasteve.
Sipas ECDC-së, deri më 20 gusht janë konfirmuar 126 raste në dhjetë vende, por rreziku për popullatën e përgjithshme vlerësohet shumë i ulët. Pavarësisht emërtimit, infeksioni nuk transmetohet nga shiu. Ai shkaktohet nga bakteri Dermatophilus congolensis, i njohur kryesisht në mjekësinë veterinare, pasi prek gjedhët, kuajt dhe delet.
Rastet e fundit tek njerëzit mbështesin mundësinë e transmetimit përmes kontaktit të afërt lëkurë me lëkurë, veçanërisht në mjedise të lagështa. Shumica janë identifikuar mes personave që kishin frekuentuar sauna dhe ambiente ku ndodhin kontakte intime, por raste janë shënuar edhe mes sportistëve të arteve marciale dhe sporteve të kontaktit. Nuk përjashtohet plotësisht as transmetimi përmes sipërfaqeve apo objekteve të kontaminuara. Infeksioni shfaqet me puçrra, pustula, kruajtje, kore ose dëmtime të ngjashme me folikulitin.
Rastet e raportuara kanë qenë përgjithësisht të lehta dhe janë shëruar pas trajtimit me antibiotikë lokalë ose nga goja. Deri tani nuk janë raportuar komplikacione serioze. Rastet janë konfirmuar në Austri, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Norvegji, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Britaninë e Madhe. Shqipëria dhe Italia nuk
Top Channel