Luka Modric flet me zemër të hapur: Madridi është shtëpia ime dhe do të doja të kthehesha, por në Milano jam i lumtur dhe mendoj të fitoj
A arrini dot të imagjinoni pronarin e Interit që blen Napolin? Ky skenar ishte më shumë se thjesht një fantazi, përpara pak me shumë se 20 vitesh.
Skuadrat fituese të 4 titujve të fundit të bashkuara nga i njëjti person në drejtim; kështu do të kishin shkuar gjërat nëse Massimo Moratti do të kishte pranuar të blinte Napolin pas falimentimit dhe këtë skenar e zbulon vetë ish presidenti i Interit në një intervistë për ‘Il Mattino’.
‘Kur Napoli falimentoi dhe u desh të riniste nga Serie C, një president koleg i imi në Serie A më zgjoi thuajse në agim për të më thënë se ishte rasti im i madh për të investuar në jug, për të ringjallur atë klub historik-tregon Moratti-nuk hezitova të refuzoja; e njoh atë qytet, atë tifozeri dhe nuk mund të meritonin një president që të drejtonte Napolin pa i dedikuar të gjithë kohën e tij dhe pa pasion. Unë kisha Interin dhe nuk mund të shpërqendrohesha nga klubi tjetër’.
Dhe kështu erdhi Aurelio De Laurentiis për të nisur rilindjen e Napolit duke e udhëhequr nga Serie C te dy titujt kampionë.
‘De Laurentiis konvertoi një pasion në biznes-vijoi Moratti-unë nuk kam qenë kurrë i zoti, isha i dobët, nuk do t’ia dilja kurrë të mbyllja një sesion të merkatos pa blerë një futbollist të madh. Por ndoshta është ai që kuptoi vërtet sesi funksionon bota e futbollit’
Por komplimentat e Morattit për presidentin e Napolit shkojnë edhe më tej.
‘E admiroja Napolin e Maradonës, por ishte ajo ndjesia që kishte diçka të lidhur me praninë e argjentinasit-shtoi Moratti-por ai nisi një cikël që nuk ishte i lidhur me futbollistët, por me një klub të shëndetshëm, afatgjatë dhe fitues’.
Ditën e shtunë do të jetë përballja e trajnerëve Chivu dhe Allegri në San Siro.
‘Allegri është një trajner i pjekur, drejton një prej skuadrave më të forta në Serie A dhe di si të fitojë-theksoi Moratti-Chivu më befasoi për normalitetin me të cilin përballon çdo lloj situate që ndoshta nuk është normale. Është një person që di të mbajë grupin dhe ta bëjë veten ta duan. Si futbollist edhe Mourinho e donte për udhëheqjen e tij, ishte një trajner në fushë. Reagoi si një shkëmb pas frakturës në kokë, pas një muaji ishte në fushë’
Nëse Moratti do të ishte ende presidenti i Interi, nuk do të kishte hezituar të bëntë një goditje të madhe në merkato.
‘Nico Paz të Comos nuk do ta lija të më shpëtonte-tha Moratti që foli edhe për largimin e Contes nga Napoli-e njoh karakterin e tij. Nuk u habita. Të mos kesh Conten në pankinë është një avantazh për konkurrencën dhe e bën luftën për titull më të ekuilibruar. Ai e mbyll sezonin ose në vendin e parë ose në të dytin’.
Gasperini po bën punë të shkëlqyer te Roma, por me Interin e Morattit nuk u ndez shkëndija.
‘Gjithnjë i ka bërë skuadrat e tij të luajnë mirë, edhe kjo Romë është spektakolare teksa kërkon vazhdimisht topin në vertikal-tha Moratti-por me mua gjërat shkuan keq, ishte i pafat; nuk fitoi asnjë ndeshje as në miqësore. Çfarë mund të bëja? Sezonet janë të tillë; si ai i Allegrit te Milani për shembull’.
Top Channel