Përplasje totale në futbollin botëror, FIFA i shpall luftë UEFA-s: Fushatë njollosjeje ndaj Infantinos
Divizioni i Dytë në futbollin anglez ose siç quhet ndryshe Championship po bëhet gjithnjë e më shumë hollivudian. Pas Wrexham ku njëri prej pronarëve është Ryan Reynolds, një tjetër klub i këtij kampionati mund të shkojë në duart e një tjetri aktori të njohur.
Bëhet fjalë për Hugh Jackman i cili është në bisedime për blerjen e Norwich si për të ndjekur gjurmët e mikut të tij Ryan Reynolds. Hugh Jackman, 57 vjeçar ka lindur në Sydney, por ai ka shtetësinë britanike për shkak të prindërve te tij anglezë dhe nëna e tij ishte nga Norwich.
Dhe si rrjedhojë aktori i filmave të tillë si ‘Les Miserables’(Të mjerët), ‘Wolverinë’ dhe ‘Greatest Showman’ ka mbështetur gjithnjë klubin e Norwich dhe kështu po mendon të vijojë me revolucionin e Hollyëood në EPL pikërisht në Carrow Road.
Hugh Jackman që raportohet se ka një pasuri prej 100 milionë paundë, nuk e ka zbuluar se sa përqind të aksioneve të klubit do të blejë apo shifrën që do të investojë, por bisedimet mes klubit dhe aktorit janë në zhvillim e sipër. Jackman e refuzoi shansin që t’i bashkohej një konsorciumi të famshëm për të investuar te Norwich në 2010, por pas 16 vitesh ndryshoi mendjen duke parë edhe suksesin e pronarëve të tjerë të klubeve të një profili të lartë.
Top Channel