Luis Hasa e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij me Frosinonen.

Mesfushori i Kombëtares ishte titullar për herë të parë me skuadrën e re në sfidën ndaj Sassuolos, të vlefshme për 1/16-at e Kupës së Italisë dhe dha menjëherë kontributin e tij me një asist.

Sassuolo kaloi në avantazh në minutën e 36-të me Dominguez, por Frosinone reagoi në fundin e pjesës së parë. Në shtesën e së parës, Luis Hasa shërbeu për Aleksa Terzic, i cili dërgoi topin në rrjetë duke vendosur shifrat në 1-1.

Asisti i Hasës (Video)

Hasa në fund gaboi nga pika e bardhë, me Frosninon që u eliminua me penallti.

 

 

Top Channel