Mirlind Daku protagonist në Kupën e Rusisë! Sulmuesi i Kombëtares dha asist për golin e Spartak Moskës, në sfidën ndaj Rodinës.

Në minutën e 36-të, Daku shërbeu për Zobnin, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi rezultatin në 1-1. Asisti i sulmuesit erdhi pas golit të Rodinës, të shënuar nga Timoshenko nga pika e bardhë në minutën e 31-të.

Daku e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë u zëvendësua në minutën e 46-të.

Një tjetër kontribut i rëndësishëm për Daku, i cili vazhdon të jetë një nga sulmuesit shqiptarë më aktivë në futbollin rus.

Top Channel