Një tjetër Robinho vjen në Serie A, djali i ish sulmuesit të Milanit transferohet te Genoa
Luciano Spalletti duket se është vërtet i pafat në këtë fillim sezoni, pasi dëmtimet kanë pllakosur te Juventusi e për më tepër janë më të komplikuar nga sa priteshin
Për Kenan Yildiz do të duhet të pritet 3 muaj, ndërsa për Ekhator, disa javë më pak, por situata që mban më shumë në ankth trajnerin toskan është ajo e Kephren Thuram. Për futbollistin francez nuk ka zgjidhje tjetër; është i detyruar të operohet.
Ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet ditën e enjte në Lyon, nën këshillën e të njëjtit specialist që u kurua edhe për gjurin e Bremer, Dr. Bertrand Sonnery Cottet. Babai i mesfushorit, Lilian po merret me të gjitha përgatitjet e rastit për këtë operacion të djalit të tij
Kephren Thuram po përballet me sindromen femoro-rotulea që nga fundi i sezonit të kaluar, një shqetësim që shkakton dhimbje në pjesën e përparme të gjurit ose rreth kupës së gjurit. Terapia konservative që dukej më e leverdishme, rezultoi e kotë kundrejt dhimbjeve të vazhdueshme, të cilat pasi e mbajtën Thuram jashtë fushavë gjatë gjithë ndeshjeve miqësore verore, e detyruan atë të dorëzohet edhe për ndeshjen me Parmën. Tani, operacioni është zgjidhja më logjike edhe pse çmimi për t’u paguar do të jetë i lartë; viti 2026 mbyller dhe kthimi në fushë i Thuram parashikohet të jetë në fillim të 2027.
Top Channel