Gjiganti amerikan i naftës zgjeron aktivitetin në Venezuelë, investon mbi 7 miliardë dollarë për rritjen e prodhimit
Nju Jorku do të ndalojë përdorimin e inteligjencës artificiale nga nxënësit e shkollave publike deri në klasën e tetë, ndërsa teknologjia do të lejohet në gjimnaze vetëm për qëllime të kufizuara mësimore.
Sipas rregullave të reja, nxënësit deri në moshën rreth 13 vjeç nuk do të mund të përdorin mjete të inteligjencës artificiale gjatë procesit shkollor.
Në shkollat e mesme, përdorimi i tyre do të lejohet vetëm në raste të caktuara, si për shembull për të mësuar se si funksionon vetë teknologjia.
Vendimi vjen pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit dhe mësuesit për ndikimin e inteligjencës artificiale në shëndetin mendor dhe zhvillimin njohës të fëmijëve, por edhe për pasojat mjedisore që lidhen me përdorimin e saj.
Rregullat parashikojnë gjithashtu ndalimin e chatbot-eve të krijuara për t’u ofruar nxënësve shoqëri virtuale ose mbështetje psikologjike. Megjithatë, mësuesit do të lejohen ta përdorin inteligjencën artificiale për përgatitjen e mësimeve apo hartimin e mesazheve.
Departamenti i Arsimit në Nju Jork rekomandon që koha e qëndrimit para ekranit gjatë mësimit të kufizohet në 45 minuta për nxënësit e klasave të gjashta deri në të tetën dhe në 30 minuta për nxënësit e shkollave fillore.
Vendimi pritet të ndiqet me interes në të gjithë SHBA-në, pasi Nju Jorku ka sistemin më të madh publik shkollor në vend, me mbi 900 mijë nxënës.
Top Channel