Napoli, McTominay në 360 gradë: Operacioni nuk është një problem. Interi nuk është më i fortë se ne

02/09/2026 12:28

Napoli po përjeton një moment delikat për shkak të Scott McTominay. Futbollisti skoced do të duhet të operohet në zemër pasi iu zbulua një aritimi beninje që do ta mbajë jashtë fushave të lojës deri të paktën pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve.

Në një intervistë për Corriere Della Sera, McTominay tregoi gjendjen e tij shpirtërore në lidhje me operacionin, por pa e humbur fokusin nga objektivat sezonalë që ka me skuadrën e Napolit.

Ndjesitë: ‘Jam mirë dhe nuk jam i shqetësuar. Është një problem që duhet ta përballoj, por jam i sigurt se do të shihemi shumë shpejt dhe do të kthehem më i fortë se më parë’.

Në prag të ndeshjeve me Interin dhe Arsenalin: ‘Le të themi që nuk është një lajm i mirë, sigurisht që do të doja t’i luaja këto ndeshje, por ka gjëra që nuk mund të kontrollojmë. Por unë jam i sigurt se shokët e mi të skuadrës do të japin maksimumin, Interi nuk është më i fortë se ne. Më ndodhi edhe në Botëror që nuk u ndjeva mirë dhe ishte e vështirë, pastaj temperaturat e larta vështirësuan gjithçka. Duke kthyer kokën prapa, është një peng i karrierës sime’.

Për Interin në mënyrë të veçantë: ‘Duhet të shkojmë me bindjen se do të fitojmë. E kemi bërë në të kaluarën dhe nuk shoh arsyë se përse të mos e bëjmë përsëri. Nuk do të ulesha kurrë këtu për të thënë se të tjerët janë më të mirë se ne, që kanë futbollistë më të fortë, sepse nuk është kjo mënyra sesi e shoh unë futbollin. Të pranosh një gjë të tillë do të ishte shenjë dobësie. Një lojtar që do t’i hiqja Interit është Lautaro Martinez sepse shënon shumë gola’.

Udhëheqja: ‘Stili im nuk është ai i të bërtiturit fort. Nuk më pëlqen kur gjatë stërvitjes ka shumë të qeshura dhe bëhet shaka më shumë seç duhet. Kështu që po, ndihem një udhëheqës, por ka edhe të tjerë në grup. Dua që gjithçka të jetë e kuruar deri në detajet më të vogla brenda një grupo që punon dhe stërvitet’.

Objektivat e Napolit: ‘Për momentin nuk i mendojmë. Me siguri duam të bëjmë mirë dhe të avancojmë në Champions’

Pizza, det apo diell? ‘Nuk i konsumoj pizzat e kam provuar vetëm një herë që kur kam ardhur në Napoli. Më pëlqen deti. Por në këtë periudhë temperatura është e lartë dhe nëse qëndron shumë gjatë në diell mund të dehidratohesh dhe kjo nuk i bën mirë rekuperimit kur stërvitesh çdo ditë’

Bashkëjetesa me De Bruyne: ‘Sigurisht, Kevin është i jashtëzakonshëm dhe e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Kemi një raport të shkëlqyer edhe jashtë fushave të lojës dhe kjo ndihmon. Padyshim që varet nga trajneri dhe formacioni që ai zgjedh’.

Gjëja që ju relakson më shumë?Të luaj golf’

Ferguson dhe Mourinho: ‘Kam folur me të herën e fundit në telefon përpara një viti, është një njeri shumë i impenjuar, por jam i sigurt së nëse do të kisha nevojë, do të më ndihmonte. Nëse Mourinhho do të kërkonte te Reali? Të jem i sinqertë, do ta mendoja…’

Top Channel