Argjentina në këmbë për Messin, të gjitha ndeshjet do të ndalen në minutën e 10-të
Lautaro Martinez konfirmon edhe njëherë besnikërinë e tij ndaj Interit. I pranishëm në mbrëmjen Gran Gala del Calcio në Teatrin e La Scala në Milano, kapiteni zikaltër foli për aktualitetin në klub, dmth për lamtumirën e Piero Ausilios, por edhe për zërat e merkatos që flisnin për një interesim të Barcelonës për të në ditët e fundit të muajit gusht.
‘Barcelona? Kur të vijnë këto oferta dhe këto telefonata gjithnjë të jep kënaqësi sepse ti punon për të qëndruar në majë-tha Lautaro Martinez-zërat ishin të vërteta, por unë i kam idetë shumë të qarta; desha të qëndroj me shokët e mi të skuadrës dhe me këta tifozë të mrekullueshëm. Do të qëndroja përjetë këtu dhe përsa kohë që më duan dhe do t’i shërbej kësaj skuadre rri këtu. Por në punë ne e dimë që kur nuk iu duheshe më të largojnë, por vullneti im është i qartë’.
Më pas sulmuesi argjentinas shprehu edhe njëherë dashurinë për klubin e zikaltër dhe shprehu edhe keqardhjen për largimin e Ausilios
‘Interi për mua është gjithçka, krenari, lumturi dhe dëshirë për të vazhduar. Zgjodha edhe njëherë të qëndroj këtu, dua të bëj gjëra të mëdha te Interi. Ausilio? Më vjen shumë keq, është ai që më transmetoi besimin dhe projektin. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës-tha Lautaro Martinez.
Top Channel