Juventus, dëgjo se çfarë thotë Woltemade: I ngjaj Ibrahimovic, më pëlqen Havertz. Jam të klubi më i madh italian

02/09/2026 21:26

‘Për mendimin tim, Juventusi është klubi më i madh italian, jam shumë i lumtur që jam këtu. Besoj se jam një futbollist inteligjent, me teknikë dhe e lexoj lojën. Frymëzohem nga Ibrahimovic dhe Havertz është një lojtar që më pëlqen ta shoh’-kështu prezanohet Nick Woltemade në një intervistë për kanalet zyrtare të Juventusit.

Në intervistën e tij të parë zyrtare, sulmuesi iu përgjigjet të gjitha pyetjeve; që nga karakteristikat e tij si futbollist te eksperienca në Premier League, që nga pikat e tij të referimit në futboll deri te transferimi te Juventusi.

‘Kam luajtur në shumë kampionate, në Angli mësova shumë si në aspektin fizik ashtu dhe në atë taktik-shpjegon Woltemade-tani jam i kënaqur që jam në Itali dhe do të luaj për një klub të madh si ai bardhezi, mezi pres të filloj’

Juventus e ka nisur Serie A me dy fitore dhe për sulmuesin gjerman është gjithnjë diçka pozitive që të nisësh sezonin në këtë mënyrë duke shtuar se mund të ofrojë kualitet në skuadër.

‘Besoj se mund të ofroj kualitete, jam shumë i lumtur që jam në një skuadër që e mban shumë topin në kontroll dhe e bën me kohët e duhura-shtoi 24 vjeçari

Woltemade ka karakteristika që duket se janë në linjë perfekte me lojën e Luciano Spallettit.

‘Nga unë pritet një stil loje shumë fizike, por besoj se cilësitë e mia më të mira janë teknika dhe leximi i lojës-shtoi Woltemade-di të shënoj, di të jap assist, di të diktoj pasin e fundit për shokët e skuadrës. Mendoj se nuk ndodh shpesh të shohësh një djalë kaq të gjatë që të luajë si unë’.

Një model nga e kaluara?

‘Mendoj se kam marrë pak nga të gjithë ata futbollistë që fizikisht më ngjajnë, si psh Zlatan Ibrahimovic-shpjegon sulmuesi gjerman-gjithnjë më ka pëlqyer që ta shoh sepse edhe ai është shumë i gjatë dhe ka një teknikë të mirë’

Ndërsa nga futbollistët aktualë Woltemade përmendi bashkëkombasin e tij Havertz.

‘Më pëlqen shumë Kai Havertz’-pohoi Woltemade që më pas dha një mesazh edhe për tifozët e Juventusit-Mezi po pres  t’ju shoh të gjithëve të dielën, kur shpresoj që të fitojmë ndeshjen e tretë në këtë sezon të Serie A’.

Top Channel