Interi emëron Dario Baccin si pasuesin e Ausilios, Marotta: I rëndësishëm për klubin, është një zgjedhje inovative

02/09/2026 20:37

Me lamtumirën e Piero Ausilios nga Interi, ndryshon edhe roli i Dario Baccin në organigramën e Interit. Do të jetë pikërisht 50 vjeçari që ka qenë zëvendësi i Ausilios që nga 2017, ai që do të mbulojë pozicionin e Drejtorit Sportiv. Vetë presidenti i Interit, Beppe Marotta konfirmoi emërimin e Baccin në rolin e tij të ri.

‘Dario e njeh mirë klubin edhe aktualisht është gati që të marrë këtë rol të ri që pronarët dhe unë menduam për të-ishin fjalët e Marottës në një komunikatë për shtyp-bëhet fjalë për një zgjedhje inovative edhe pse në shenjën e vazhdimësisë manaxheriale. Dario prej vitesh është pjesë e rëndësishme e zonës teknike dhe është menaxheri që ka punuar për krijimin e skuadrës U23 në bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e parë në kuadër të një zhvillimi progresiv dhe të qëndrueshëm të klubit’

KUSH ËSHTË DARIO BACCIN, E NIS SI DFREJTUES TE SIENA, NGA 2017 ËSHTË TE INTERI

I lindur në vitin 1976, Baccin e ka nisur karrierën e tij si futbollist, më saktësisht si mbrojtës tek ekipet e moshave të Juventusit. Me bardhezinjtë nuk zhvilloi asnjë ndeshje zyrtare, duke u transferuar te Cesena. Më pas ai ka veshur fanellat e skuadrave Chievo, Ternana, Napoli, Ancona, Ascoli, Rimini dhe Treviso. Karrierën e tij si drejtues në klub e nis në 2011 te Siena si vëzhgues nën urdhrat e Perinettit që e merr me vete të Palermo në 2012. Te skuadra siçiliane ai mbuloi rolin e Drejtorit Teknik dhe të përgjegjësit të sektorit të të rinjve. Në vitin 2017 bëri edhe hapiun e madh duke kaluar te Interi në pozicionin e zëvendësdrejtorit sportiv të zikaltërve dhe në shtator të 2027 do të jetë Drejtori Sportiv i kampionëve aktualë të Italisë.

Top Channel