Tragjike në Itali, një person vret dy vëllezërit në restorantin familjar dhe më pas i jep fund jetës
Shumica e amerikanëve nuk e mbështesin vendimin e Donald Trump për të riemërtuar Liqenin Ontario në “Liqeni Amerika”, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.
Të dhënat tregojnë se 63% e të anketuarve janë kundër ndryshimit të emrit, ndërsa vetëm 14% e mbështesin atë.
Sondazhi, i zhvilluar online me 1,023 të rritur në SHBA, tregon gjithashtu kundërshtim të gjerë ndaj rritjes së tarifave për mallrat e importuara nga Kanadaja. Vetëm 20% e të pyeturve i mbështesin tarifat më të larta, ndërsa 57% shprehen kundër.
Vendimi për Liqenin Ontario u njoftua nga Trump javën e kaluar dhe emërtimi “Liqeni Amerika” do të përdoret në dokumentet dhe komunikimet federale të Shteteve të Bashkuara. Kanadaja dhe institucionet ndërkombëtare vijojnë ta njohin liqenin me emrin e tij tradicional.
Rezultatet e sondazhit vijnë në një moment tensionesh të shtuara mes SHBA-së dhe Kanadasë, veçanërisht për çështjet tregtare. Sondazhi ka një marzh gabimi prej rreth katër pikësh përqindjeje.
Top Channel