Shoferi i autobusit me nxënës tenton të shmangë përplasjen me motorin dhe bie në liqen, humbin jetën pesë vajza 11/11 10:31
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u takua të martën me homologun rus Vladimir Putin, në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që po zhvillohet në Kirgistan.
Sipas presidencës iraniane, gjatë takimit u diskutua situata e marrëdhënieve dypalëshe mes Teheranit dhe Moskës, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
Takimi u shoqërua me publikimin e pamjeve ku Putin dhe Pezeshkian shfaqen duke shtrënguar duart, ndërsa presidenca iraniane nuk dha detaje të mëtejshme mbi çështjet konkrete të diskutuara.
Top Channel