Pas vdekjes së Mbretit Harald, Haakon betohet në Parlament: Të gjithë për Norvegjinë

01/09/2026 14:30

Mbreti Haakon i Norvegjisë ka bërë betimin e besnikërisë ndaj Kushtetutës në Parlament, në një ceremoni zyrtare pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Mbretit Harald.

Në prani të Princeshës së Kurorës Ingrid Alexandra, Haakon konfirmoi angazhimin e tij ndaj Kushtetutës dhe detyrave të monarkut norvegjez.

Gjatë ceremonisë, mbreti i ri bëri të ditur gjithashtu se do të mbajë gjatë mbretërimit të tij moton e përdorur nga i ati: “Të gjithë për Norvegjinë”.

Betimi në Parlament shënon një nga momentet e rëndësishme ceremoniale të fillimit të mbretërimit të Haakonit, duke formalizuar angazhimin e tij ndaj vendit dhe Kushtetutës.

Top Channel