Federata e Spanjës merr vendimin e paprecedentë, federata financon ngrirjen e vezëve për futbollistet
‘Është çmenduri, një ëndërr. Kur një klub kaq i rëndësishëm si Milani të troket në derë është diçka e pabesueshme. Babai im gjithnjë më ka treguar për kampionët që kanë veshur këto ngjyra dhe tani të jesh pjesë e këtij klubi është diçka fantastike’-këto ishin fjalët e para të Omari Hutchinson të thëna në kanalet zyrtare të Milanit pasi nënshkroi kontratën me kuqezinjtë.
Hutchinson do të punojë nën drejtimin e Amorim, skuadrën e të cilit e kishte ndëshkuar në të kaluarën në Angli
‘Kam komunikuar me Amorim dhe gjëja e parë që më tha në telefon ishte se kisha shënuar kundër tij në Angli-vijon Hutchinson-buzëqesha dhe i kërkova ndjesë sigurisht, më tha se tani do të duhet të shënoj gola për të. Më dha ndjesi interesante dhe pozitive, dua të punoj mirë me të’
Përsa i përket rolit të tij në fushë, Hutchinson theksoi se dëshiron të argëtojë tifozët
‘Më pëlqen të kem topin në këmbë dhe të shkoj te porta kundërshtare sa më shpejt të jetë e mundur dhe të argëtoj tifozët-shtoi Hutchinson-shpresoj të bëj mirë te Milani, të shënoj dhe të festoj me kapërdimjet mbrapsht’.
Padyshim që edhe Hutchinson ka idhujt e tij
‘Është e pabesueshme që të gjithë idhujt e mi janë shumë legjenda të Milanit. Më pëlqenin shumë Kaka, Robinho dhe Ronaldinho. Në sfondin e celularit kam Kobe Bryant, është një burim frymëzimi për mua-tha Hutchinson.
Top Channel