Kërcënimi i Trump ndaj Iranit çon naftën mbi 91 dollarë, bursat bien në botë

01/09/2026 13:16

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë tronditur tregjet ndërkombëtare.

Nafta Brent u ngjit mbi 91 dollarë për fuçi, pas paralajmërimit të presidentit Donald Trump për një goditje të fortë ndaj Teheranit. Frika nga përshkallëzimi i konfliktit dhe rritja e inflacionit shkaktoi rënie në bursat kryesore botërore.

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1%, ndërsa tregjet kryesore të aksioneve ranë pas shkëmbimit të ri të sulmeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Frika për përshkallëzim u shtua pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se Uashingtoni do ta godasë “fort” Teheranin. Nafta vijoi të shtrenjtohej të martën, ndërsa tensionet e reja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit tronditën tregjet ndërkombëtare.

Nafta amerikane u rrit me 1.5%, në 87 dollarë për fuçi, ndërsa Brent arriti në 91.74 dollarë. Rritja pasoi shkëmbimin e sulmeve të fundjavës dhe paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Trump se ndaj Iranit “do të ketë një përgjigje”.

Shtetet e Bashkuara goditën raketahedhës në ishullin iranian Larak, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj duke sulmuar objektiva ushtarake amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Konflikti gjashtëmujor mbetet pa zgjidhje, me Iranin që mban të mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe Uashingtonin që vazhdon bllokadën ndaj porteve iraniane. Frika nga një valë e re përplasjesh, rritja e inflacionit dhe mundësia e shtrëngimit të politikës monetare goditën bursat.

Tregjet në Tokio, Hong-Kong, Shangai, Londër dhe Frankfurt shënuan rënie. Ndërkohë, Trump pritet të takohet me drejtuesit e kompanive të përpunimit të naftës, në përpjekje për të frenuar çmimet e larta të karburanteve në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel