Tashmë është fakt i kryer dhe fare mirë mirë mund të thuhet se mungon vetëm zyrtarizimi.

Pio Esposito do të vazhdojë të luajë me fanellën e Interit edhe për 6 vjet të tjerë. Sulmuesi italian tashmë ka pranuar të rinovojë kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2032.

Futbollisti shkoi në selinë e Interit në pasditen e kësaj të marte i shoqëruar nga agjenti i tij, Mario Giuffredi për të formalizuar gjithçka në lidhje me zgjatjen e kontratës me klubin zikaltër.

‘Jam shumë i kënaqur, është një hap shumë i rëndësishëm për mua. Objektivat e vitit janë ato të skuadrës, dmth që të bëjmë gjithnjë e më mirë-ishin fjalët e thëna nga sulmuesi zikaltër në momentin e hyrjes në selinë e Interit për të mbyllur të gjitha procedurat

Top Channel