Drejtoi Egjiptin deri në 1/8 e finaleve të Botërorit, trajneri Hassan rinovon edhe për 4 vjet

01/09/2026 21:21

Hossam Hassan do të qëndrojë në pankinën e Egjiptit edhe për 4 vjet të tjerë. Federata Egjiptiane e Futbollit konfirmoi rinovimin e kontratës me trajnerin e kombëtares deri në vitin 2030.

Hossam Hassan, 60 vjeç, që e mori drejtimin e ‘Faraonëve’ në shkurt të vitit 2024, arriti të kualifikojë këtë skuadër në Botërorin 2026. Po kështu nën drejtimin e tij Egjipti u rendit në vendin e katërt të Kupës së Afrikës së këtij viti.

Në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, Egjipti me Hassan në stol për herë të parë arriti të kualifikohet në fazën me eliminim direkt, për t’u eliminuar në 1/8 e finaleve nga Argjentina ndaj së cilës humbi 3-2.

Në fakt që pas asaj ndeshjeje, qëndrimi i Hassan në pankinën evropiane, por vetëm këtë të martë gjithçka u formalizua

Top Channel