Dinamo ka marrë një fitore dramatike ndaj Skënderbeu në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, Ferruku shënoi në minutat shtesë, duke i dhënë bluve fitoren 0-1.

Sfida në “Elbasan Arena” ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që patën mundësitë e tyre për të shënuar, por portierët dhe mungesa e saktësisë në finalizim mbajtën rezultatin të pandryshuar për pjesën më të madhe të takimit.

Dinamo e pati një gol të anuluar në pjesën e parë, kur Malomo dërgoi topin në rrjetë, por pozicioni jashtë loje i Berishës bëri që goli të mos quhej i vlefshëm.

Në pjesën e dytë, Malomo goditi traversën, ndërsa momenti më i diskutuar erdhi në minutën e 61-të. Vila realizoi një supergol nga distanca, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri e anuloi për një shtyrje të Përndrecës ndaj Musanë nisje të aksionit.

Ndeshja dukej se do të përfundonte 0-0, por Dinamo goditi në momentin e fundit. Ferruku gjeti rrjetën në shtesë dhe vulosi fitoren 0-1 të skuadrës kryeqytetase.

Një triumf me shumë peshë për Dinamon, që largohet nga “Elbasan Arena” me tri pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet duarbosh pas një ndeshjeje që për pjesën më të madhe të saj ishte e ekuilibruar.

Top Channel