Në Francë janë të sigurt, PSG ‘blindon’ fituesin e Topit të Artë
Mohamed Salah ishte lëvizja më e bujshme e merkatos turke të transferimeve e kësaj vere me sulmuesin egjiptian që pranoi kalimin te Trabzonspor. Futbollistit iu rezervua një pritje madhështore në momentin kur shkoi në Trabzon; ishte protagonist dhe do të jetë deri në ditën e fundit të eksperiencës së tij me fanellën e Trabzonspor.
Pas prezantimit me fanellën me numrin 61(kodi i provincës dhe sigla e parë e targave të Trabzon, në ndeshjet zyrtare ka atë me numrin 10) dhe me një pagë prej më shumë se 20 milionë euro në 2 vjet plus 7 milionë euro bonus për firmën, për egjipitianin nuk kanë përfunduar surprizat
Administrata bashkiake e qytetit që është përballë Detit të Zi, po mendon që rruga ku është edhe banesa e futbollistit të mbajë emrin e tij dhe të quhet ‘Rruga Mohamed Salah’. Vendimi pritet të diskutohet dhe miratohet në mbledhjen e këshillit bashkiak gjatë kësaj jave për t’i dhënë kështu rrugë procesit të ndryshimit të emrit të rrugës.
‘Salah është një prej transferimeve më të rëndësishme në historinë e Trabzonsporit dhe të futbollit turk-tha kryetari i bashkisë së qytetit, Mustafa Bıyık-jemi krenarë dhe të lumtur që një yll kaq i rëndësishëm i futbollit botëror do të jetojë në Yomra’
Por jo vetëm kaq; pasi shënoi një dygolësh në ndeshjen e javë së dytë të Super Lig ndaj Basaksehir, Salah-mania vazhdon në qytetin e Trabzonit. Prej ditësh një kamion kalon në rrugët e qytetit duke mbartur me vete imazhin gjigand të yllit egjiptian me fanellën e Trabzonsporit. Lukaku, Leao, Greenëood? Jo, falemindetit. Nuk ka dyshime, edhe në këtë aventurë të re, Salah ‘nuk do të ecë kurrë vetëm’.
Top Channel