Raphinha dhe Lamine Yamal marrin për dore Barcelonën, kampionët e Spanjës likuidojnë dhe Rayo Vallecanon e Ivan Balliut
Arsenal regjistroi fitoren e dytë radhazi në Premier League dhe i bashkohet Manchester City, Hull City dhe Chelsea në krye të klasifikimit. Në Villa Park, kampionët në fuqi të Anglisë iu imponuan Aston Villës duke e mundur me rezultatin 1-0 ku vendimtar rezultoi Bukayo Saka autori i golit të fitores.
Ishte një ndeshje, historitë e së cilës u shkruan vetëm në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0 me skuadrat që zhvilluan një lojë të barabartë mes tyre.Në minutat e para të fraksionit të dytë, Arsenali fitoi një 11 metërsh për një faull të De Maatzen ndaj Saka, por u anulua nga sistemi VAR pasi faulli ishte jashtë zone. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Arsenali arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 59 pikërisht me Bukayo Saka
Në minutën e 76, Kai Havertz pati shansin e artë për të shënuar golin e dytë kur u gjend i vetëm përballë portierit të Aston Villës me këtë të fundit që e ndali gjuajtjen e tij. Gjithsesi në fund rezultati mbeti 1-0 për Arsenalin që shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Aston Villa mbërthehet shumë shpejt nga kriza teksa pas dy ndeshjeve të para e sheh veten në vendin e parafundit me 0 pikë.
Top Channel