Ishte një ndër blerjet prioritare të Manchester City, por tani Liverpool i komunikoi se nëse nuk do të gjente një zëvendësues të denjë për Cody Gakpo, holandezi do të qëndrojë në Anfild, diçka që edge vetë futbollisti nuk e merr me sy të keq.

Edhe përballë një oferte prej 100 milionë eurosh skuadra e The Reds nuk u lëkund nga qëndrimi i tij dhe e mbylli merkaton me transferimin e Barcola.

I formuar në akademinë e PSV Eindhoven, Liverpooli ne vitin 2023 pagoi për kartonin e futbollistit rreth 42 milionë euro. Që nga ai moment, Gakpo u konsolidua si një prej emrave më të rëndësishëm te Premier League duke u shfaqur si një futbollist i shpejtë dhe ekuilibrues. Në 180 ndeshje zyrtare ka shënuar 50 gola dhe ka dhënë 23 assiste dhe ka fituar 1 titull në premier League dhe 1 Kupë të Ligës.

Liverpool gjatë merkatos së transferimeve përveç Barcola, kërkoi edhe Mbaye nga Paris Saint Germain si zëvendësues të Gakpo, por ky i fundit zgjodhi të shkojë te Aston Villa për 55 milionë euro. Në anën tjetër edhe Tottenham trokiti në derën e The Reds për Gakpo për të formuar një treshe sulmuese me Savinho dhe Marmoush, por vendimi në Anfield Road ishte drastik edhe pse do të ketë një konkurrencë të madhe në repartin e sulmit.

Në këtë pikë, Manchester City tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përqendrojë të gjitha forcat te blerja e Enzo Fernandez që pritet të jetë një ndër futbollistët më të kushtueshëm të këtij sesioni. Po kështu Citizens kanë vënë në shënjestër edhe sulmuesin senegalez Iliman Ndiaye të Everton.

Top Channel