‘Rruga Mohamed Salah’/ Bashkia e Trabzonit do të nderojë yllin egjiptian të futbollit
Paris Saint Germain blindon Ousmane Dembele. Sipas Canal+Francë, fituesi i Topit të Artë do të zgjasë aventurën e tij më kampionët e Francës dhe Evropës edhe përtej vitit 2028 që do të thotë se sulmuesi i kombëtares franceze do të rinovojë deri në vitin 2030
Ousmane Dembele u transferua te Paris Saint Germaini në vitin 2023 dhe në këto 3 vjet karriera e tij ndryshoi tërësisht. Erdhi në kryeqytetin francez si një ndihmës i Mbappe për t’u shndërruar në yllin e skuadrës në një kohë rekord, diçka që ndodhi menjëherë pas largimit të kapitenit të kombëtares franceze në drejtim të Realit të Madridit. Me Paris Saint Germainin, Dembele vitin e kaluar fitoi Topin e Artë pas sezonit më të mirë të tij ku fitoi gjithçka: kampionat, kupë dhe Champions League.
Por fitorja e Topit të Artë për Dembele nuk do të ishte i mundur pa Luis Enrique, element kyç në rinovimin e tij dhe përcaktues për karrierën e futbollistit. Kur erdhi në kryeqytetin francez, Dembele ishte sulmues i djathtë që duhej të përmirësohej më marrjen e vendimeve në metrat e fundit. Me asturianin në pankinë, futbollisti u shndërrua në sulmues qendre dhe shpërthimi i tij ishte i pandalshëm. Në sezonin kur u shpall edhe futbollisti më i mirë në botë, ai shënoi 35 gola dhe dha 16 asiste në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, shifra që futbollisti nuk mund t’i imagjinonte se do t’i regjistronte në momentin kur pranoi transferimin nga Barcelona te PSG.
Pas hyrjes në një dimension të ri, nisën bisedimet për rinovimin e kontratës mes PSG dhe Dembele. Klubi transalpin gjithnjë e ka pasur objektiv rinovimin me futbollistin edhe pse gjatë negociatave kishte disa diferenca mes kërkesës dhe ofertës me agjentët e Dembele, sidomos përsa i përket pagës. Gjithsesi palët i kaluan këto pengesa dhe arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Top Channel