Donyell Malen nuk ndalet më. Në ndeshjen e javës së dytë të Serie A Roma fitoi në transfertë ndaj Lecces me rezultatin e thellë 4-0 për të cilën u kthye në dispozicion Medon Berisha por që nuk u aktivizua, me holandezin që u bë sërish protagonist absolut absolut, ashtu sikurse edhe në ndeshjen me Fiorentinën.

Vetëm 4 minuta rezistoi rezultati 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në Via del Mare. Në këtë moment Malen shfrytëzoi një  gabim të Gaspar pas një aksioni të Dybala dhe i dha avantazhin Romës duke hapur festivalin e golave për verdhekuqtë me një gjuajtje të fortë me të djathtën. Skuadra e Gasperinit nuk e uli ritmin, përkundrazi e rriti atë dhe nuk po e linte Leccen të merrte frymë dhe në minutën e 23 erdhi edhe goli i dytë, sërish nga Malen i cili shfrytëzoi krosimin e ëesley dhe mposhti portierin Falcone dhe rezultati shkoi në 2-0. Roma nuk kishte të ndalur dhe vetëm 2 minuta më pas Soule që u gjet saktë nga Malen shënoi golin e tretë për Romën që shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 3-0.

Në pjesën e dytë, Gasperini hodhi në fushën e lojës blerjen e re Rodrigo Mora i cili në minutën e 65 shënoi golin e tij të parë me fanellën verdhekuqe pas një asisti të Mancinit në një aksion të nisur nga Malen. Në fazën finale të ndeshjes, Roma vendosi të ulë ritmin dhe të administrojë avantazhin e madje Gasperini i dha mundësinë De Roon të bëjë debutimin, 6. minuta nga fundi i ndeshjes. Ndeshja u mbyll 4-0 për Romën që  fluturon në krye të klasifikimit me 6 pikë, po aq sa edhe Interi, Milani, Juventus dhe Lazio me 8 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në dy ndeshjet e para të sezonit. Lecce mbetet me 3 pikë pas suksesit të arritur me Venezian në javën e parë.

Top Channel