Juventus ka një ditë vendimtare në lidhje me gjendjen fizike të Kenan Yildiz dhe Khephren Thuram, që të dy të dëmtuar dhe që nuk do të jenë në dispozicion të Luciano Spallettit për ndeshjet e ardhshme.

Përsa i përket Yildiz, futbollisti turk udhëtoi drejt Gjermanisë pasi rezultoi me frakturë në metatarsin e pestë të këmbës së majtë. Këtë të hënë Yildiz do t’i nënshtrohet një operacioni në një klinikë bavareze për të zgjidhur këtë problem që e pati në ndeshjen e javës së parë të Serie A ndaj Frosinones. Parashikohet që futbollisti të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë, rreth 2-3 muaj.

Më komplekesë është çështja që ka të bëjë me Thuram i cili pritet të shkojë në Lyon për një vizitë të specializuar te Dr. Bertrand Sonnery-Cottet. Ky i fundit që ka operuar më parë edhe Bremer dhe Gattin do të duhet të vlerësojë gjendjen e gjurit të djathtë, të kushtëzuar nga një sindromë femoro-rotulea. Mesfushori francez shpreson që të evitojë ndërhyrjen kirurgjikale që do ta detyronte të qëndronte jashtë fushave të lojës për një kohë shumë të gjatë.

Lista e të padisponueshmëve te Juventusit në orët e fundut është shtuar me emrin e Jeff Ekhator për shkak të një problemi që e shfaqi gjatë një ndeshjeje stërvitore. I rikthyer pas një dëmtimi të mëparshëm, këtë radhë futbollisti pati një problem në kofshë dhe është në pritje të rezultateve të ekzaminimeve mjekësore të kryera në JMedical.

Top Channel