Në Francë janë të sigurt, PSG ‘blindon’ fituesin e Topit të Artë
Lucas Digne po zhgënjen në këtë fillim sezoni me Paris Saint Germainin.
Paraqitjet e tij në fushën e lojës, ku është parë disa herë i pavëmendshëm nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit Luis Enrique i cili nuk është kursyer aspak në kritikat e tij ndaj mbrojtësit të përfaqësueses franceze.
‘Digne duhet të zgjohet. Është diçka e mirë që e ka pranuar rolin e futbollistit të stolit, por nuk është këtu as me pushime e as në pension-tha Luis Enrique-Nuno Mendes nuk do të luajë gjatë gjithë kohës dhe ai duhet të jetë gati. Duhet të impenjohet, nuk pranojmë që të bëjë diçka ndryshe’
Është kjo një frazë e qartë për të nxitur dhe shtyrë akoma më shumë ish mbrojtësin e Romës që të japë më shumë në fushën e lojës dhe të tregojë që e meriton besimin që i kanë dhënë në Paris.
Top Channel