Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon në kampionatin turk, pas rikthimit te Fenerbahçe.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës gjeti rrugën e rrjetës për të tretën ndeshje radhazi duke përfshirë këtu edhe sfidën e playoffit të Ligës së Kampioneve me Lyonin.

Këtë radhë viktimë e ‘Piratit’ shqiptar u bë Samsunspor me të cilën u përball Fenerbahçe në këtë fundjavë në Super Ligën turke. Në këtë përballje, Vedat Muriqit i mjaftuan vetëm 3 minuta lojë për të mposhtur portierin kundërshtar. Muriqi pas një krosimi të marrë në krahun e majtë e kontrolloi topin në mënyrë perfekte topin duke e dërguar në rrjetë duke i dhënë avantazhin Fenerbahces.

VIDEO e golit të Muriqit

Top Channel