Për Interin anglez duhet pritur ende, është çështje kohe sidomos në mesfushë, ku mbizotëron bollëku; sezoni i gjatë dhe impenjimet në kampionat, Kupa dhe Superkupë do ta bëjnë të paevitueshem rotacionin në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të pushojnë në momente të caktuara.

John Stones e ka provuar ndjesinë e fushës me fanellën zikaltër; në fillim me një gol në ndeshjen e fundit përgatitore për sezonin e ri ndaj Betisit dhe më pas në çerekorëshin e fundit në ndeshjen me Monzën në javën e parë në Serie A në San Siro, kur Chivu e hodhi në fushë në vend të Akanji.

Tani bie ora e Curtis Jones. Ish futbollisti i Liverpool që kishte mbetur i impresionuar nga atmosfera në Meazza, është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës gjatë gjithë javës duke shfaqur një formë të mirë dhe fitoi grumbullimin në skuadër për ndeshjen me Cagliarin, sfidë që do ta  nisë nga stoli.

Ai që nuk do të jetë në transfertën sarde është Djed Spence. Pasuesi i Dumfries, që vjen pas Botërorit të kësaj vere, vazhdon të punojë veçmas; shkaku është një dëmtim i vogël që po e vuan akoma dhe që ende nuk e ka kaluar. Po kështu ai ka shumë pak mundësi që të jetë në fushë edhe në ndeshjen e madhe me Napolin në 5 shtator në San Siro dhe për sfidën e parë në Ligën e Kampioneve kundër Realit të Madridit të Mourinhos dhe Dumfries e programuar për t’u luajtur në 8 shtator

Top Channel